Forcat ukrainase rrëzojnë tre drone kamikaze iraniane në rajonet jugore

Forcat e Mbrojtjes Ajrore rrëzuan tre drone kamikaze iranian Shahed-136, të cilët u përdorën nga pushtuesit rusë për të sulmuar rajonet Odesa dhe Mykolaiv të premten vonë, më 7 tetor.

Njoftimi u bë në Facebook nga Komanda Operative  në Jug.

“Vonë në mbrëmje më 7 tetor, forcat pushtuese sulmuan rajonet Odesa dhe Mykolaiv me tre drone kamikaze Shahed-136. Të tre dronët vetëvrasës u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore,” thuhet në raport.

Oleksandr Starukh, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhzhia, tha se për herë të parë, forcat ruse sulmuan Zaporizhzhinë me dron kamikaze iraniane më 7 tetor.