Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Torino, 5 të arrestuar
Policia e Torinos, të koordinuar nga zyra e prokurorisë, kanë zbuluar lidhjen mes vjedhjeve dhe një grupi shqiptarësh, në provbinacat e Asti, Cuneo dhe Torino.

Raportohet se rreth 36 vjedhje nën kërcënimin e armëve janë kryer nga shqipatrët gjatë 3 muajve të fundit.

Pesë persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë ndaluar për vjedhje të orëve, stoli dhe unaza martese, makineri për kafe dhe makina të parkuara në garazh. Të gjitha materialet e vjedhura janë rikthyer tek pronarët njofton policia e Torinos. /albeu.com/


Shtuar më 09/10/2017, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori