Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë, mes të kapurve dhe shqiptarë (VIDEO)
Policia Kombëtare spanjolle, kundër trafikimitdrogës në provincat e Malaga, Almeria, Jaen dhe Murcia, kanë shkatërruar një rrjet të gjerë të prodhimit të mariuanës.

Gjatë operacionit të koduar “Bella” janë arrestuar 11 persona, italinë, polak dhe disa shqiptarë, rreth moshës 34-50 vjeç.

Njëri nga shqiptarët 34 vjeç, ishte shpallur në kërkim 9 herë të tjera, ndërsa ndaj bashkëkombësit të tij 44-vjeçar, ishte lëshuar një urdhërarrest europian nga autoritetetet italiane.

Dyshohet se të arrestuarit, përveç trafikimitdrogës, merreshin edhe me falsifikime të dokumentave.

U gjetën 436 kilogramë bimë marijuhanë, 246 mijë euro para kesh, një kamion dhe sende për paketimin dhe peshimin e lëndës narkotike. Policia kishte rënë në gjurmët e trafikantëve prej korrikut të kaluar, kur gjatë një kontrolli të rastësishëm të një kamioni do të zbulonin 94 kilogramë marijuhanë.

Hetimet filluan në Torremolinos, pas disa informacioneve që treguan për ekzistencën e një grupi kriminal të bazuar në provincën e Malagës – të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe polakë – të cilët do të merreshin me blerjen dhe transportimin e substancave narkotike nga Spanja Jugore në vendet evropiane, kryesisht në Gjermani, Poloni dhe Itali.



Shtuar më 29/10/2019, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori