SERIE A/ Sot luhet java e 4, skuadrat e mëdha në fushë

 

Java e katërt e Serie A do të nisë të luhet të ditën e sotme, pasi javën e ardhshme janë parashikuar nisjet e kupave të Europës.

Skuadrat e mëdha do të duhet të luajnë kuadrat e mëdha do të duhet të luajnë çdo tre ditë, pasi si asnjëherë më parë Botërori do të luhet në mes të një sezoni.

Në Itali do të zbresin në fushë skuadra e mëdha. Milani do të përballet me Sassuolon në orën 18:30, ndërsa Interi pret në shtëpi Cremonesen në orën 20:45. Në të njëjtën orë më Interin, në Olimpico zbret edhe Roma e Mourinhos që të përballet me Monzën e cila deri më tani ka zhgënjyer, por që pritet të shpërthejë nga momenti në moment./albeu.com


Shtuar 30.08.2022 09:21