Lufta në Ukrainë, Zelensky: Na duhet më shumë kohë për të nisur kundërofensivën

Ukraina po pret të mbërrijnë më shumë automjete të blinduara nga Perëndimi përpara se të nisë kundërofensiven e saj të shumëpritur për të rimarrë territorin e kontrolluar nga Rusia, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë të publikuar sot .

“Ne kemi ende nevojë për pak më shumë kohë ,” tha Zelensky në një intervistë me transmetuesit evropianë, sipas BBC.

“Nëse presim edhe pak, humbjet do të zvogëlohen. Ne do të humbnim shumë njerëz . Mendoj se kjo është e papranueshme. Kështu që duhet të presim . Ne kemi nevojë për kohë shtesë”, tha Zelensky, sipas BBC.

Objektivi kryesor i Moskës për muaj të tërë ka qenë qyteti i vogël i Bakhmutit në Ukrainën lindore.

Së fundmi Ukraina njoftoi suksese në periferi të qytetit. Një njësi ukrainase dhe kreu i ushtrisë mercenare private ruse, Ëagner, thonë se një brigadë ruse braktisi pozicionet e saj të martën, duke dorëzuar një rrip toke në jugperëndim të Bakhmutit.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk i ka komentuar raportet, por në komentet brenda natës, zëdhënësi i Kremlinit pranoi se lufta po bëhet ” shumë e vështirë “./albeu.com/


Shtuar 11.05.2023 12:20