“Palaco”, plas sherri mes Bardhit dhe Felajt më Kuvend: Je hajdute, mbylle gojën!

Debat i ashpër është zhvillohet në seancën në Kuvend mes kreut të grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe Ermonela Felajt.

Ndërsa Bardhi tha se Felaj është në dosjet e SPAK, në përgjigje zv/kryetarja e Kuvendit, iu përgjigj duke e cilësuar “palaco”.

Bardhi në kundërpërgjigje iu drejtua duke i thënë se është një hajdute dhe i kërkoi të mbyllte gojën.

 

“Palaço mua më ka thënë krye mafiozi jot, dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë  e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute!”, tha Bardhi./albeu.com


Shtuar 13.07.2023 11:12