Kur do të rinis futbolli? Flet Armand Duka

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur për ndikimin e koronavirusit në sport. Ai u pyet në “Opinion” se kur do të riniste futbolli në Shqipëri, por sipas tij, aktualisht ende nuk ka datë të saktë.

Po ashtu, ai tha se nuk ka asnjë komunikim zyrtar me qeverinë dhe për këtë arsye nuk ka dhe një planifikim për sportin.

Kur do të hynë njerëzit në stadium?

Në fakt, kjo është shumë e vështirë, më vjen keq që ne detyrohem që të marrim lajme nëpër gazeta e “Facebook”. Ne nuk kemi një komunikim zyrtar, sepse nga qeveria nuk na përgjigjet njeri.

Nuk i keni nisur një mesazh kryeministrit apo ndonjë ministri?

Jam përpjekur dhe në këtë mënyrë dhe akoma nuk kam një përgjigje të saktë. Ne duhet të përgatitemi dhe futbollistët duhet të nisin stërvitjen. Nuk po them të dalim në stërvitje e të luajmë sot. Duhet të përgatitemi për tu stërvitur, por dhe kjo duhet ketë një planifikim. Ndoshta ministria e Shëndetësisë nuk e ka në inventar, por duhet ta dijë që sporti mund të ndihmojë dhe ministrinë e shëndetësisë për qytetarë të shëndetshëm. Ka shumë njerëz që jetojnë nga sporti nuk e kanë pasin por dhe profesion

Sa persona lidhen me sportin?

Numri direkt dhe indirekt në Shqipëri është mbi 30 njerëz. Pa sportet e tjera.

Në gjykimin tuaj, kur mund të fillojë kampionati?

Ne kemi bërë disa opsione. Propozimi i fundit ka qenë që të fillojmë stërvitjen më 2 maj dhe të fillojmë kampionatin më 20 maj. Për të realizuar objektivat që kemi nga institucionet nga UEFA dhe FIFA për të përfunduar garat në fund të korrikut. Futbolli duhet të ketë saktësi se kur do të kthehet për të nisur planifikimin. Ose ta thonë si Franca që nuk do të luhet futbolli. Ne nuk kemi një përgjigje të saktë, bëjmë programe dhe i anulojnë ata.

Keni marrë mbështetje financiare për futbollistët dhe përfaqësuesit e federatës?

Ne kemi pas një lloj rialokimi të projekteve nga FIFA dhe UEFA, një lloj liberalizimi të kushteve të përdorimit të fondeve për të përballuar vështirësitë që jemi në këto momente.


Shtuar 30.04.2020 20:49