Shkatërohet banda e drogës në Itali, arrestohen 32 shqiptarë
Pëlqej
Një organizatë kriminale e përbërë nga 32 shqiptarë ka rënë në prangat e policisë italiane, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Efektivët e policisë së Lucca dhe ChietiItali, nën akuzën për "trafik droge", kanë shkatëruar një organizatë kriminale. 32 shtetasit në fjalë u prangosën në provincat e Chieti, Ascoli Piceno, Macerata, Bari, Ancona, Lucca dhe Genova.

Banda që merrej me trafikun e drogës drejtohej nga shqiptarë, të cilët prej vitesh jetonin dhe zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal në Itali. Shtatë prej të ndaluarve akuzohen edhe për krim të organizuar në nivel ndërkombëtar. Policia bën me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 30 kilogramë lëndë narkotike. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori