Shkarkuan veten, opozita nxjerr një deklaratë të përbashkët
Opozita e Bashkuar ka dalë me një deklaratë në lidhje me protestën e nesërme.

Pasi dënojnë deklaratat e policisë dhe Gramoz Ruçit, opozita e bashkuar shprehet se sovrani nesër do të ushtrojë të drejtën e tij.

Deklarata e plotë:

Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.

Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës.

Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë.

Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!

Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit ‘339’, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit!

Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Shtuar më 20/02/2019, ora 20:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori