Shkarkohet Tom Ndreca, gjyqtar i Gjykatës së Lartë
Pëlqej
Gjyqtari Tom Ndreca nuk e ka kaluar Vetingun dhe KPK ka njoftuar sot shkarkimin e tij nga detyra.

Anëtari i Gjykatës së Lartë doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit javën e kaluar.

3 ditë më parë KPK vlerësoi se subjekti ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare për likuiditetin 1.8 mln lekë.

Ka fshehje pasurie të luajtshme, një automjet. Ka pasaktësi dhe mosperputhje mes deklarimeve ndër vite me deklaraten për Vettingun.

KPK ka vlerësuar se Ndreca ka fshehur kontaktet me kunatin e tij, i cili është arrestuar në flagrancë me një sasi të vogël kanabis sativa dhe është liruar pasi nuk është provuar nga Prokuroria e Shkodrës se 6 kg e kanabisit të gjetura në banesën pas arrestimit i përkisnin atij. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori