Gati për protestë: Bllokohet qarkullimi tek pedonalja, mobilizohen 100 policë

Kanë filluar të mblidhen qytetarët e parë në afërsi të vendit ku ndodhej Teatri Kombëtar, i cili u shemb para 5 ditësh.

Ndërkohë mësohet se është bllokuar qarkullimi te Pedonalja, ku edhe janë mobilizuar 100 efektivë policie. Gjithashtu bëhet me dije se po merren masa për të mbrojtur Ministrinë e Brendshme.

Kjo është protesta e tretë në pak ditë që po organizohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Protesta e sotme u njoftua pak orë më parë nga Aleanca, pasi dyshohet se po nisin punimet tek trualli i Teatrit.

Aleanca ka theksuar edhe më parë se nuk do të lejojë të fillojnë punimet, ndërsa vijon nënshkrimi i peticionit në të gjithë Shqipërinë për ta rindërtuar Teatrin aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Protesta pritet të nisë në orën 19:30.


Shtuar 22.05.2020 17:36