Shkarkohet nga detyra xhaxhai i Arben Ndokës në Lezhë
Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra xhaxhai i Arben Nokës, Gjokë Noka, nga detyra si kreu i Këshillit të Qarkut të Lezhës me 21 vota.

Në mbledhjen e sotme të drejtuar nga nën/kryetari i Këshillit, largimi i tij nga detyra u votua nga këshilltarët e të dy palëve, PS dhe LSI.

Më vendimit të Këshillit, kryetar i ri u zgjodh Kristjan Gjidoda.
Pas këtij vendimi, ka reaguar Gjokë Noka, i PS, duke e cilësuar këtë mbledhje të paligjshme.

“Mbledhja e zhvilluar është një celulë e paligjshme. Nuk pati kuorumin e nevojshëm në mbledhje. Ky është një organizim për të marrë peng bashkinë e Lezhës”, u shpreh Gjokë Noka./albeu.com/

Shtuar më 25/03/2017, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori