Zonja ngarkohet me dru, burri i bën sehir duke pirë cigare, Alma Çupi tregon realitetin e gruas shqiptare në 2023 (VIDEO)

Një video e postuar në Instagram nga gazetarja Alma Çupi, po përhapet me shpejtësi në rrjet. Në të shfaqet një grua e cila, mbi kurriz ka të vënë një sasi të madhe dru zjarri, e ndërsa në anën tjetër shihen dy burra duke pirë cigare, pa u shqetësuar për zonjën dhe peshën e rëndë që ajo mban mbi supe.

“A i mban dot ato dru, si ti kanë lënë ty”, pyet gazetarja, ndërsa gruaja nga fshati Xibër i Klosit vetëm buzëqesh.

Më pas kamerën e kthen tek dy burrat që ndodhet pranë zonjës dhe i drejtohet njërit prej tyre: “Mirë mo, si ti pi cigare ajo mban drutë”.

Në komentet në postim kanë vërshuar zemrëratat dhe mallkimet ndaj burrit që pinte cigare dhe faktit sesi realiteti i gruas shqiptare nuk ka ndryshuar aspak, dhe pse jemi në 2023./albeu.com

 


Shtuar 3.02.2023 09:37