Shkarkohet nga detyra ambasadori i Shqiperisë në SHBA
Pëlqej
Albeu.com
Ambasadori i Shqiperisë në SHBA, Fatos Tarifa është shkarkuar nga detyra, pas akuzave për ryshfet.Të martën, me propozim të kryeministrit Fatos Nano, presidenti i Republikës Alfred Moisiu, ka shkarkuar nga detyra ambasadorin.
Tarifa u vu në qendër të një skandali, pasi shtypi në Tiranë botoi përmbajtjen e një bisede telefonike mes ambasadorit dhe një biznesmeni shqiptar në Uashington, ku lihej të kuptohej se ambasadori kishte kërkuar dhe marrë ryshfet në një shumë rreth 4 mijë dollarë.
Tarifa e pati hedhur poshtë akuzën si të pavërtetë.
Ministria e Jashtme nisi hetimet rreth çështjes dhe kërkoi që ambasadori të kthehej në Tiranë për sqarime.
Fatos Tarifa ishte ambasador i Shqipërisë në Uashington që nga viti 2001. qik
Shtuar më 25/05/2005, ora 23:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori