E FUNDIT/ Shtohet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Shkarkohet kryebashkiaku i Kamzes, Agim Cani: S'jam i informuar per vendimin
Albeu.com
Denimi i pushtetit lokal per skandalin e certifikave ka levizur dje karrigen e kryetarit te Bashkise se Kamzes Agim Cani, i cili eshte shkarkuar me vendim qeverie.Burime zyrtare prane qeverise ne detyre bene te ditur se eshte marre nje vendim per shkarkimin e kreut te bashkise se Kamzes me motivacionin e shkeljeve te renda ligjore, pasi nga zyrat e gjendjes civile ne kete bashki ka pasur abuzime dhe parregullsi ne perdorimin e certifikatave gjate zgjedhjeve. Vendimi i mor dje pasdite nga qeveria Nano, nderkohe qe ne KQZ vazhdojne te shkojne ankesa nga kandidatet per deputete per perdorim te certifikatave fallso ne zgjedhje. Kryebahskiaku Cani e ka pritur shume i habitur kete vendim per te cilin eshte vene ne dijeni nga gazetaret dhe jo nga qeveria. Ai tha per gazeten se "nuk kam asnje njoftim zyrtar per nje vendim te tille, por ne Bashkine time nuk ka pasur probleme me certifikatat dhe as raste vjedhjesh te certifikatave ne zyrat e Gjendjes Civile". Kryebashkiaku Cani, i cili eshte perfaqesues i PD-se ne kete detyre shprehet i indinjuar per kete veprim te qeverise dhe shton se ne detyren e tij nuk e ka shkelur ligjin. Ky eshte rasti i katert i shkarkimit nga detyra te drejtuesve te pushtetit lokal pas shkarkimit te tre kryetareve te komunave ku eshte konstatuar vjedhja e shumices se certifikatave. Vetem 3 dite pas perfundimit te zgjedhjeve Nano mbodhi qeverine dhe vendimet e para qe u moren denuan dy kryetare komunash te PD-se dhe nje te PS-e. Ne qarkun e Dibres u shkarkuan nga detyra kryetari i Komunes Sllove, Besim Fejza, per shkelje te renda ligjore. Po ashtu ne kete qark u shkarkua kryetari i Komunes Luzni, Haxhi Damzidhe dhe kryetari i Komunes Fushe-Cidhen Aranit Skepi. Sipas variantit te qeverise ata u shkarkuan pas konstatimit te shkeljeve te renda ne marrjen e masave te domosdoshme per sigurimin e zyrave te Gjendjes Civile dhe te certifikatave. Per komunen Fushe-Cidhen ky fenomen vazhdoi, duke u perseritur tre here rresht dhe rasti me problematik ishte humbja e certifikatave ne kete komune, ne daten 3 korrik, diten e zgjedhjeve. Ne te gjitha keto njesi vendore do te kete zgjedhje te reja pere zevendesimin e krereve lokale te shkarkuar. GSH
Shtuar më 14/07/2005, ora 15:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori