Shkarkohet kreu i SHISH, Bahri Shaqiri
Drejtori i SHISH, Bahri Shaqiri
UPDATE - Pas shkarkimit tė kreut tė Shėrbimit Informativ Kombėtar, Bahri Shaqiri, nga ana e Presidentit Bujar Nishani, me kėrkesė tė Kryeministrit Berisha, kanė filluar tė vijnė edhe reagimet e para, njofton Portali Albeu.

Bahri Shaqiri ishte nė krye tė Shėrbimit Informativ shtetėror prej shumė vitesh dhe i kishte rezistuar njė pėrpjekje tė mėparshme tė kryeministrit pėr zėvendėsimin e tij, falė njė ndėrhyrjeje energjike tė ambasadės amerikane por edhe tė zyrave tė NATO-s.

Njė burim i nivelit tė lartė nė ambasadėn amerikane i tha Zėrit tė Amerikės se njoftimin pėr lirimin nga detyra tė Shaqirit e kishin mėsuar nga lajmet. “Koha dhe arsyeja pėrbėjnė pikėpyetje”, shtoi mė tej burimi. Si duket, kėtė herė ambasada amerikane nuk ishte e njoftuar pėr kėtė vendim tė papritur pėr momentin.

Nga partitė politike, e para ka reaguar Aleanca KuqeZi e cila kėtė shkarkim e quan si hallkė tė fundit tė "pushtimit tė institucioneve".

Edhe Fryma e Re Demokratike e ka cilėsuar dekretimin e kreut tė ri tė SHISH-it nga Presidenti i Republikės Bujar Nishani si njė lėvizje e kryeministrit Berisha pėr tė vėnė nėn kontrollin e tij tė gjitha institucionet.

Nė vend tė zotit Shaqiri, ėshtė emėruar Visho Lika, aktualisht zėvendėsministėr i Inovacionit dhe Teknologjisė. Zoti Lika ka mbaruar fakultetin e Shkencave tė Natyrės nė Tiranė. Nė fillim tė viteve ’90, ai ka shėrbyer si drejtor i kundėrzbulimit tė huaj nė shėrbimin sekret tė asaj kohe.
Shtuar më 09/08/2012, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.