Shkarkohet drejtoresha e tenderave, kryeministria hap menjëherë garën për zëvendësimin e saj
Evis Shurdha, kryetare e KPP, institucion që jep ligjshmërinë mbi tenderat dhe PPP është larguar nga detyra.

Njoftimi jepet në faqen zyrtare të këshillit të Ministrave, ku është hapur edhe gara për zëvendësimin e saj, si dhe janë shpallur kriteret për kandidatët.

Referuar njoftimit, kandidatët kanë afat për dorëzimin e dokumenteve deri me datën 26 qershor, pra vetëm dy ditë nga dita e sotme.

NJOFTIMI I KRYEMINISTRISË:

Në mbështetje të neneve 19/2, 19/3 (pikat 2 e 3) e 19/5 (shkronja ʺaʺ, e pikës 1), të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të pikës 6, të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtar të KomisionitProkurimit Publik”, shpallim njoftimin për aplikim për kryetar të KomisionitProkurimit Publik.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

⦁ Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të ketë arsim të lartë në drejtësi;
ç) Të ketë mbi 8 (tetë) vjet përvojë pune, nga të cilat, të paktën, 3 (tre) vjet në fushën e prokurimeve dhe, të paktën, 2 (dy) vjet në një pozicion drejtues;

d) Të jetë person i padënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
dh) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi dhe të mos jetë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore.
⦁ Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

a) Kërkesë për aplikim; b) Jetëshkrim (curriculum vitae) i kandidatit (secila faqe, e firmosur); c) Diplomë e arsimit të lartë (e noterizuar); ç) Librezë pune ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës; d) Vërtetim ose vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore ose që nuk ka masë disiplinore në fuqi; dh) Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen,

emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
e) Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”; ë) Çdo dokument tjetër shtesë që provon përmbushjen e kritereve të përzgjedhjes, sipas përcaktimit të pikës 11, të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave.
(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi.)

⦁ Vlerësimi:

Komisioni ad-hoc, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve, bën vlerësimin paraprak të dosjeve të aplikantëve dhe publikon në ëeb-faqen zyrtare të Kryeministrisë listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për t’u emëruar.

Komisioni ad-hoc, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së vlerësimit paraprak të dosjeve, bën vlerësimin me pikë të tyre, sipas parashikimit të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtar të KomisionitProkurimit Publik”.

Pas vlerësimit të jetëshkrimit, kandidatët mund t’i nënshtrohen intervistës së strukturuar me gojë, për të cilën do të njoftohen për datat përkatëse të zhvillimit të saj.

Lista e kandidatëve për kryetar të KomisionitProkurimit Publik, renditur sipas pikëve të marra, do të publikohet në ëeb-faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Me qëllim vijimin e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të KomisionitProkurimit Publik, Këshilli i Ministrave dërgon në Kuvend listën e kandidatëve të kualifikuar sipas renditjes dhe listën e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret për t’u emëruar.

Afati i dorëzimit të aplikimit: Deri më 26 qershor 2020
Shtuar më 24/06/2020, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori