Shkarkohet drejtoresha e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor
Pëlqej
Drejtoresha e Fondit te Sigurimeve te Detyrueshëm te Kujdesit Shendetesor, Alketa Hila mësohet se është shkarkuar nga puna.

Kjo e fundit ishte zv/drejtore por u emerua ne kete detyre pas shkarkimit te ish-drejtorit te Fondit para pak ditesh.
Por sot, ajo eshte shkarkuar dhe ne vend te saj sot eshte emeruar Eduard Ahmeti.

Ahmeti mbante me parë postin e drejtorit te Agjencise se Prokurimeve Publike. Ai ka marre vleresime per punen e tij ne Agjencine e Prokurimeve Publike dhe sot merr detyren e kreut te Fondit te Sigurimeve te Detyrueshëm te Kujdesit Shendetesor.

Alketa Hila nuk mundi ta drejtonte kete institucion dhe u shkarkua brenda pak ditesh. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori