Qeveria shkarkoi sot drejtorin e Agjensisë Telegrafike Shqiptare Basir Çollaku duke vendosur në
krye të ATSH-së Gëzim Podgoricën. Në mbledhjen e sotme
qeveria miratoi edhe projektligjin për marrëveshjen e asistencës së shërbimit doganor.
Kjo marrëveshje, që do t’i propozohet Kuvendit për miratim, rregullon marrëdhëniet juridiko-civile me shoqërinë “Crown Agents Limited”, e cila do të japë shërbim asistence për përmirësimin e performancës, rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e korrupsionit në administratën doganore.
Shtuar më 28/10/2013,
ora 11:49