Shkarkohet ambasadori austriak ne Prishtine
Albeu.com
E përditshmja “Zëri” njofton sot për shkarkimin e ambasadorit austriak në Kosovë, Walter Maria Stojan. Arsye sipas kësaj gazete është se ai kishte rrahur ditë më parë bashkëshorten e tij, Irina Stojan Kariskowa.“Ambasadori austriak në Prishtinë, Walter Malia Stojan, është dërguar përkohësisht në pushim të detyrueshëm”, citon kjo gazetë burimin e vet diplomatik. Largimi i ambasadorit nga Kosova, thotë gazeta, ka rezultuar meqë rrahja e gruas prej tij ka bërë bujë të madhe në vendin prej nga vjen ambasadori.

Zyrtarët nga ambasada e Austrisë në Prishtinë nuk pohojnë se është suspenduar shefi i tyre, por kanë bërë me dije se ambasadori Walter Malia Stojan aktualisht është duke shfrytëzuar pushimin e rregullt vjetor.
Shtuar më 27/07/2010, ora 10:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori