Shkarkohen krerët e burgut të Fushë-Krujës
Shkarkohen nga detyra krerët e burgut të Fushë-Krujës. Drejtori i burgut Shkëlqim Kalemi, si dhe shefi i sigurisë në burg, Edmond Alimadhi janë liruar sot nga detyra e tyre. Shkarkimet kanë ardhur, pas tentativës së arratisjes së 4, të dënuarve, disa ditë më parë.

Forcat e sigurisë të institucionit kanë konstatuar se 4 të dënuar të sigurisë të lartë, po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Pasi kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës ku ata qëndronin, kanë prerë 3 hekura të dritares dhe kanë dalë nga dhoma.

Më pas poshtë dritares së tyre, ata janë vënë re nga polici i shërbimit i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve. Personat janë neutralizuar menjëherë, pa arritur të përmbushnin qëllimin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2011, ora 19:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori