Shkarkimi nga të majtët, Kosovrasti: Vendimi i paligjshëm
Kreu i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Njazi Kosovrasti e cilëson si të paligjshëm vendimin e këshilltarëve të majtë për shkarkimin e tij.

Sipas tij, mënyrë të dhunshme ata tentuan të futen në ambientet e bashkisë dhe për këtë do të bëhen paditë përkatëse.

‘Nuk është fjala për vendim, është deklaratë që këshilltarët kanë firmosur, pra as mbledhje ka pasur, as vendim që të diskutohet, nuk e kuptoj pse e bën në bashkinë e Tiranës, ta bënin në PS ta firmosnin e kaq, as mbledhje, as vendim nuk është, ishte një organizim i paligjshëm, thjesht deklarim i vullnetit të tyre”- tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2013, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori