Topalli: Me shkarkimin e Xhukës, Rama-Meta kaloi vijen e kuqe
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagon lidhur me shkarkimin e kryeinspektores Zana Xhuka duke akuzuar dyshen Rama-Meta per shkelje te Kushtetutes.

"Dje ne Parlament banda ne pushtet Rama Meta ka kry aktin me te rende ne historine e parlamentit e te shtetit ne keto 23 vite! Ato kane vrare Kushtetuten e vendit"- shkruan Topalli ne profilin e saj ne Facebook.

Sipas Topallit, Rama i ka dhene vetes pushtetin e institucionit te presidentit, nderkohe qe e ka quajtur kete jo vetem arrogance, por enverizem.


"Kjo eshte Enverizem! Dje dyshja Rama Meta ka kaluar vijen e kuqe!!! Shteti eshte ne rrezik"- shkruan me tej Topalli.
Shtuar më 21/02/2014, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori