Shkarkimi i Tahirit, ja kush janë 3 kandidaturat e mundshme për zëvëndësim
Që nga dita e djeshme u bë me dije se Saimir Tahiri është shkarkuar nga detyra si ministër i Brendshëm, lajm i cili u zyrtarizua ditën e sotme gjatë mbledhjes së kryeministrit Rama me koordinatorët e PS.

Tashmë dilema është se kush mund ta zëvëndësojë postin e Tahirit, ku burime pranë qeverisë tregojnë 3 kandidatura të mundshme.

Të njëjtat burime theksojnë se mes tyre është ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj, deputeti i PS njëherazi ish-prokurori Vexhi Muçmata si dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Siç është folur edhe më para Niko Peleshi është kandidati më favorit për postin e ministrit pasi ai nuk ka Ministri as mandat deputeti, lënia e të cilit mund të komplikonte numrat e shumicës në Kuvend.

Mësohet se fillimisht kryeministri Rama do përcaktojë pasardhësin e Tahirit dhe më pas emrat e pasuesve të 3 ministrave që iu është komunikuar sot shkarkimi./albeu.com/



Shtuar më 12/03/2017, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori