Shkarkimi i Shaqirit, Topi: Institucionet nė pikėpyetje
E ndėrsa dhe vetė Ambasada e Amerikės e ka konsideruar dekretimin e Kreut tė SHISH, njė vendim tė papritur duke u shprehur tė befasuar, nuk ka ndodhur e njėjta gjė pėr ish-Presidentin e vendit Bamir Topi, i cili ka deklaruar se pritej kjo lėvizje. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės ish-Presidenti Topi tha se ky vendim vuri nė pikėpyetje institucionet, e nė mėnyrė tė vecantė atė tė SHISH.


“Kėto lėvizje ishin tė parashikuara. Shkarkimi i Shaqirit sjell mjaft pikepyetje per institucionin.Tani po na shfaqet njė politikė e sė shkuarės, ka shenja tė qarta tė njė politike totalitariste.Kryeministri po pėrpiqet tė verė nėn kontroll tė gjitha institucionet. Kryeministri Berisha kėrkon tė futė njė frymė totalitare”tha Topi.


Ndėrkaq duke u kthyer pas nė kohė, gjatė ushtrimit tė detyrės sė tij si President ai tha se nuk ka patur nė tryezė asnjė propozim pėr shkarkimin e Bahri Shaqirit, ndėrsa shtoi se debati mes tij dhe Qeverisė ka qenė vetėm pėr ndryshimin e ligjit pėr SHISH.


Ish-Presidentit Bamir Topi duket se nuk i ka lėnė shije tė mirė as emėrimi i nėnkryetarit tė KLD-sė nga pasardhėsi i tij, duke e konsideruar njė emėrim terėsisht politik.Ndėrsa lidhur me objektivat dhe strategjitė e pėrcaktuara nga kreu i KLD-sė Bujar Nishani, ai u shpreh se Reformat nuk i bėjnė emrat.


Bamir Topi ka folur dhe pėr planet e tij post-President, ku ndėrsa e ka vlerėsuar njė detyrim futjen e tij nė politikė, ka deklaruar se nė fund tė gushtit dhe fillim tė shtatorit do rifillojė zyrtarisht karrierėn nė politikė me FRD. /albeu.com/

Shtuar më 10/08/2012, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.