Shkarkimi i prokurorit Kulluri, reagon Salianji: U përdor nga Rama
KPK shkarkoi sot nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri.

Arsye për shkarkimin e tij u bë pasi akuzohet të ketë lidhje me personalitete të krimit duke mos kaluar kështu as fazën e parë të vettingut.

Kulluri kishte në dorë çështjen "Babale" dhe nufazën e parë të vetting-ut.

Lidhur me shkarkimin e tij ka reaguar dhe ish deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili shprehet se Kulluri u keqpërdor nga pushteti i kryeministrit Edi Rama, u flak jashtë sistemit.

Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me vetting. Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e trafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi! Ne nuk harrojmë”, tha Salianji.




Shtuar më 06/11/2019, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori