Shkarkimi i Metës, zbulohet data e përfundimit të hetimeve
Ditën e sotme është mbledhur sërish komisioni hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit, ndërsa në fjalën e tij deputeti Halit Valteri tha se mazhoranca sa herë ka përplasje me kreun e shtetit, i bën presion përmes organizimit të mbledhjeve të tilla.

Sipas Valterit pas shumë muajsh që kur se është ngritur, ende nuk ka asnjë produukt dhe rezultat nga puna e këtij komisioni.

Me deputetin ka replikuar kryetari i komisionit Ulsi Manja i cili ka treguar afatet kohore të punës teksa tha se opinion do të jetë gati deri në datën 18 Korrik ndërsa afati i punimeve të këtij Komisioni është deri më 30 Korrik.

Sipas Manjës, dosja do të dorëzohet në Kuvend deri më datën 18 Korrik dhe afati i Komisionit Hetimor përfundon së ekzistuari më 30 korrik dhe do jetë Parlamenti që do të vendos me votë.

Kujtojmë se në opinionin e Komisionit të Venecias, është theksuar se vendimet e presidentit në lidhje me dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve apo për formimin e Gjykatës Kushtetuese nuk përbëjnë motiv për shkarkimin e tij
Shtuar më 13/07/2020, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori