Shkarkimi i Metës, komisioni miraton planin paraprak
Komisioni Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, ka bërë publik planin paraprak të hetimit.

Komisioni ka vendosur të miratojë Planin Paraprak të Hetimit, i cili përcakton veprimet hetimore që do të kryhen duke u mbështetur në 3 shtylla kryesore që janë “objekti dhe baza ligjore”, “hapat proceduriale që do të ndiqen nga Komisioni” si dhe “rrethi i personave të ngarkuar”.

PLANI PARAPRAK I HETIMIT

Në mbështetje të nenit 77, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 11, pika 4 dhe të nenit 14, gërma “ç” të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” si dhe të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 84/2019 “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore””, Komisioni vendosi të miratojë Planin Paraprak të Hetimit[1], i cili, në përputhje me objektin e hetimit, përcakton veprimet hetimore që do të kryhen, si më poshtë vijon:

KREU I

OBJEKTI DHE BAZA LIGJORE

Objekti i hetimitKomisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, në vijim Komisioni, të ngritur me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë nr. 84, datë 08.07.2019, është:

Verifikimi i të dhënave, fakteve dhe rrethanave për veprime e mosveprime të Presidentit të Republikës, të cilat përbëjnë shkak ligjor për shkarkimin e tij nga detyra, në përputhje me nenin 90/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Kontrolli i veprimtarisë së Presidentit të Republikës në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Baza ligjore e punës së këtij Komisioni do të jetë:

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
[1] Miratuar me vendimin e ndërmjetëm nr.2, datë 15.07.2019 të Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”

Ligji nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.
Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Rregullorja e Brendshme e Komisionit.
KREU II

HAPAT PROCEDURIALE QË DO TË NDIQEN NGA KOMISIONI

Hapat proceduriale që do të ndiqen gjatë zhvillimit të hetimit janë:

Përgatitja dhe miratimi i Planit Paraprak të Hetimit.
Miratimi i Rregullores së Brendshme të Komisionit.
Njoftimi i Presidentit të Republikës në lidhje me të drejtën për t’u shprehur në Komision.
Marrja e të dhënave zyrtare dhe jozyrtare që njihen publikisht, nga institucionet, lidhur me objektin e hetimit.
Përgatitja dhe miratimi i Planit Përfundimtar të Hetimit.
Seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës.
Verifikimi, shqyrtimi dhe analiza ligjore e provave, e rrethanave, e fakteve dhe i seancës dëgjimore, të dala nga hetimi i kryer.
Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.
Paraqitja në Kuvend e raportit përfundimtar.
KREU III

RRETHI I PERSONAVE TË NGARKUAR

Anëtarët e komisionit
Stafi teknik, konsulentët, specialistët, sipas nevojës.
KRYETARI

ULSI MANJA

Shtuar më 15/07/2019, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori