Shkarkimi i Metës, komisioni i drejtohet sërish "Venecias"
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Hetimor i ngritur për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Metës.

Abcnews raporton se Komisioni ka miratuar kërkesën për një ekspertizë më të specializuar ndaj KomisionitVenecias.

Në mbledhjen e sotme komisioni ka zgjeruar objektin e hetimit për veprimet e presidentit edhe në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu në fund anëtarët kanë vendosur që Komisionit te Venecias do ti drejtohen 5 pyetje për emërimin e dy anëtarëve të Kushtetueses. Ndërsa deputeti Spartak Braho zbuloi edhe pyetjen e tij për Venecian.

“Pyetja qe dua une ti drejtoj Venecias eshte nese keto shkelje mjaftojne per ta shkarkuar Presidentin apo jo”, tha Braho.

Përfaqësuesit e opozitës në komisionin e kanë kundërshtuar procedurën e mazhorancës me zgjerimin e hetimeve duke u shprehur se këto janë lojra politike.

Më parë Komisoni Hetimor për Metën shtyu me 4 muaj veprimtarinë hetimore për presidentin.

Kujtojmë se nëse Kuvendi do të marrë vendimin për të shkarkuar Presidenin, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo e cila do të japë verdiktin përfundimtar./abcnews.al
Shtuar më 20/12/2019, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori