Shkarkimi i Manjanit, Meta: Kishte marrëdhënie të vështirë me Ramën
Kreu i Kuvendit i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” ka treguar edhe arsyet e shkarkimit të ministrit Manjani.

Ai tha se Manjani dhe Rama kishin marrëdhënie të vështirë që e bënin të vështirë funksionimin e qeverisë.

Kryeparlamentari Meta ka kritikuar ish-ministrin për metodën e ngritjes së shqetësimeve të tij.

"Jam për atë që ministrat t’i shprehin mendimet, por dua më shumë një punë në ekip. Në rastin konkret ka pasur disa herë debate dhe marrëdhënie të vështira mes tyre dhe kjo nuk po e ndihmonte funksionimin e qeverisë. Një ministër para se të ngrejë pretendime, edhe pse të drejta, duhet të flasë në qeveri, në institucione, por rruga e tij nuk ishte e tillë dhe bëri shumë surpriza”, tha Meta. /albeu.com/



Shtuar më 06/02/2017, ora 22:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori