Shkarkimi i konsujve, Bumçi: Trajtim denigrues nga Rama
Pëlqej
Partia Demokratike ngriti sërish sot shqetësimin në lidhje me spastrimet e administratë të cilat sipas saj tashmë kanë prekur edhe shërbimin e jashtëm. Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi njoftoi shkarkimin nga detyra të 6 konsujve.


“Ky është një dëm i madh që i bëhet Shqipërisë dhe imazhit të saj në botë në mënyrën sesi qeveria e re po e trajton shërbimin e jashtëm. Shërbimi i jashtëm cilësohej si pasqyra më e mirë e keqqeverisjes, deklaratë çnderuese, është bërë nga Rama në Nju Jork, jo e denjë, sepse shërbimi i jashtëm ka një kontribut të jashtëzakonshëm për liberalizimin e vizave, për NATO-n, MSA-në, propozimin për marrjen e statusit të vendit kandidat, thithjen e investimeve të huaja. Kjo është fushatë e mentalitetit të vendit në vitin zero, dëm shumë i madh që i bëhet imazhit të vendit në botë” theksoi Bumçi. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori