Shkarkimi i Kajmakut, reagon Rama: KQZ një vegël e vjetër
Pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për shkarkimin e Agim Kajmakut ka reagur dhe kryeministri Rama.

Sipas Ramës, KQZ ka provokuar sërish dhe nuk duhet të veprojë si një vegël e partive.

"Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë."- shkruan Rama.

Reagimi i plotë
“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje👍Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë.”- shkruan Rama.

Kujtojmë se KQZ ka shkarkuar me pesë vota pro Kajmakun. Ky veëndim u paralajmërua më parë nga nënkryetari i KQZ.

Nënkryetari Denar Biba duket se paralajmëroi gjatë fjalës së tij se kryebashkiaku i Vorës do të shkarkohet.

Biba tha sot se pavarësisht se Agim Kajmaku nuk preket nga ligji i dekriminalizimit, ai penalizohet nga vendimi i Kuvendit që parashikon që në rast të fshehjes së dënimeve, funksionari publik shkarkohet nga funksioni.

Nënkryetari i KQZ-së shtoi se nga ana profesionale ai është kundër këtij vendimi, por ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të respektojë vendimin e legjislatorit.

Ndërkohë, avokati i Kajmakut, Isuf Shehu theksoi se një vendim i Kuvendit nuk mund të prevalojë ndaj ligjit dhe ligji sipas tij nuk thotë se Kajmaku duhet shkarkuar në rrethanat që ai ka.









Shtuar më 01/11/2019, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori