Shkarkimi i Fullanit, protestuesit: “Dorëzoni Don Fullanin”
Pëlqej
Lidhur me protestën e lajmëruar më herët kundër guvernatorit Ardian Fullani, paraditen e sotme u mblodhën para Bankës së Shqipërisë qindra qytetarë, aktivistë dhe gazetarë.

Nën një zë, ata kërkuan largimin e Fullanit, për shkak të përgjegjësisë së tij për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.

Jo vetëm kaq, por një tjetër shkak lidhej edhe me jetën e luksit së familjes Fullani, ku fotot e fëmijëve tashmë janë përhapur në rrjetet sociale.

Vajza menjëherë mbylli faqen e saj në Facebook, e ndërsa djali mbylli profilin në Instagram. Protestuesit mbanin në duar parrulla të tilla si: “Dorëzoni Don Fullanin”, etj.

Sa i takon kësaj proteste, ata së bashku kërkuan mbledhjen e parlamentit dhe shkarkimin e Fullanit. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori