Shkarkimi i drejtoreshës së AMF, a do ta votojë LSI sot në Kuvend?
Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet séanca e rradhës parlamentare, por edhe kësaj here, opozita nuk do të jetë e pranishme në seancë pasi vazhdon protestën e saj para kryeministrisë.

Në punimet e sotme pritet të votohet shkarkimi i drejtores së AMF-së, Enkelejda Shehi.

Por rikujtojmë që LSI nuk e votoi këtë shkarkim në Komisionin e Ekonomisë duke e argumentuar se nuk ka asgjë arsye për shkarkimin e Shehit.

Shkarkimi i bashkëshortes së Kreut të LZHK-së, Dashamir Shehu u kërkua nga bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Në letrën drejtuar Komisionit të Ekonomisë shkruhej se shkak për këtë vendim janë bërë një sërë shkeljesh nga Enkelejda Shehi si sjellja joprofesionale dhe deri tek moszbatimi i rezolutës së Kuvendit.

Kreu i bordit të AMF, ka argumentuar para Komisionit të Ekonomisë edhe arsyet pse u kërkua shkarkimi i drejtores. Sipas Pajtim Melanit, qëllimi i kërkesës ishte kthimi i besimit të këtij insitucioni në stabilitetin e tregut financiar.

Ai shtoi se, drejtorja nuk miratonte vendimet e bordit, ndërsa anashkalonte këtë të fundit në miratimin e një sërë procedurash, si në emërimin e punonjësve ashtu edhe më miratimin e njësive audituese, shkruan BW.

Enkelejda Shehi ka që e ashpër dhe akuzuese në qëndrimin e saj. Duke folur para komsionit, ajo lëshoi një lumë akuzash ndaj anëtarëve të bordit, duke e cilësuar kërkesën për shkarkim, si një kërkesë mediokre e miratuar nga njërëz po mediokër, që nuk kanë arsimimin e duhur për të drejtuar tregun financiar.

Ajo shkoi më tej, teksa akuzoi Erjon Braçen si nismëtar të shkarkimit të saj nga detyra. Por sipas Braçes, si pasojë e mungesës së profesionalzimit të drejtores së AMF, tregu i sigurimeve vuan nga anomali të theksura./albeu.com/

Shtuar më 16/03/2017, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori