Pogba mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Man Utd ndaj Liverpool

Paul Pogba mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me klubin e “Djajëve të Kuq”. Mesfushori francez, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, u dëmtua në ndeshjen ndaj Liverpoolit të martën dhe do të duhen të paktën katër javë për t’u rikuperuar.

Trajneri i ekipit anglez, Ralf Rangnick e tha këtë gjë të sot (të premten).

“Unë nuk mendoj se ai do të jetë në gjendje të luajë përsëri këtë sezon”,  tha tekniku gjerman.

Për mesfushorin francez ndeshja ndaj Liverpoolit mund të ketë qënë e fundit me fanellën e Manchester United, pasi ai pritet të largohet në fund të sezonit me parametra zero./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.04.2022 14:28