Shkarkimet në INSTAT, Shehu: Rama kërkon të manipulojë shifrat
Pëlqej
Deputeti demokrat Sherefedin Shehu akuzoi sot qeverinë Rama se po shkatërron institucionet e rëndësishme të vendit. Duke iu referuar shkarkimit të bordit të INSTAT-it, Shehu theksoi se me këtë vendim kryeministri Rama synon të ketë gjithçka nën kontroll.


“Qeveria e re ka fillur një proces shkatërrimi në vend të procesit të rilindjes. Vendimi i qeverisë së re është që të tregojë atë që tha Rama në Kuvendin e Shqipërisë “do të shihni pasi kjo nuk është asgjë”. Dhe po shihet se si po shkatërrohen objektet. Dua të denoncoj shkatërrimin e Institutit të Statistikave me shkarkimin e anëtarëve të bortit të këtij institucioni. Arsyeja e shkatërrimit të bordit është që Edi Rama të ketë gjithçka nën kontroll pasi bordi kanë qënë mjaft i kualifikuar” tha Shehu.


Sipas tij Rama ka një qëllim afatgjatë që është shembja e të vërtetave të sotme dhe manipulimi i shifrave të nesërme. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori