Shkaktuan aksident, arrestohen dy drejtues mjetesh në Vlorë
Pëlqej
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke shkaktuar një aksident.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme drejtuesi i motorit ka qenë pa kaskë mbrojtëse dhe është përplasur me një mjet tip "Benz".

Njoftimi i policisë

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen dy shtetas.

Policia Rrugore e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Gerald.I., 21 vjeç, banues në Vlorë

Oltjon.Gj., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasit e mësipërm, duke drejtuar mjetet e tyre, përkatësisht shtetasi Gerald.I., ciklomotorrin “Piaggio”, dhe shtetasi Oltjon.Gj., automjetin tip ”Benz”, në vendin e quajtur pranë poliklinikës, janë aksidentuar me njëri-tjetrin, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet e kryera prej specialistëve të policisë rrugore ka rezultuar se shtetasi Gerald.I., drejtonte ciklomotorin i papajisur me leje drejtimi përkatëse, kurse Oltjon.Gj., drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Drejtimi mjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal. /albeu.com/



Shtuar më 22/05/2018, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori