Chiellini është i bindur: Interi më i fortë se Milan

Giorgio Chiellini, i cili foli në “DAZN” për të komentuar kampionatin e kaluar, tha: “Unë mendoj se Interi është më i fortë se Milani. Ata kishin një bazë pune si Conte, por Milani dhe Napoli ishin të aftë t’i vendosnin pak në vështirësi.

Ne në mënyrë paradoksale në ndeshjen më të mirë të sezonit humbëm në mënyrë të pamerituar dhe këtu përfundoi ecuria jonë e madhe, e cila ndoshta do të kishte qenë e kotë sepse Milani do të kishte arritur në fund, por do të na kishte lejuar të luanim për të.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.06.2022 23:10