Shkaktoi aksident me 4 të plagosur, arrestohet shoferi përgjegjës
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Butrint – Sarandë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur duke shkaktuar 4 të plagosur, të cilët janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.


Policia bën me dije se ka vënë në pranga një nga shoferët, i akuzuar si përgjegjës për aksidentin.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

L. H., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas më datë 11. 09. 2018, në aksin rrugorë Butrint-Ksamil, duke drejtuar automjetin tip 'Benz', ka goditur automjetin tip 'Shevrolet', me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në Ksamil, ku si pasojë janë dëmtuar 4 shtetasit e mëposhtëm të cilët ndodheshin pasagjerë në të dy mjetet e përfshira në aksident:

R. H., 34 vjeçe,

N. H., 61 vjeçe,

R. H., 61 vjeç,

M. L., 78 vjeçe.

Të katër me banim në lagjen nr. 4 Sarandë, të cilët janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", neni 290 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2018, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori