Shkaktoi 50 milion të vdekur në Europë, në Kinë po shpërthen murtaja bubonike
Një rast i murtajës bubonike është regjistruar në një spital të rajonit kinez të të Mongolisë së Brendshme. Autoritetet në qytetin e Bayan Nur kanë ngritur alarmin për gjuetinë dhe ngrënien e kafshëve që mund të jenë bartëse të murtajës.

Njerëzve u është thënë që të raportojnë çdo rast të dyshuar të murtajës apo temperaturë si dhe të raportojnë çdo rast brejtësish të sëmurë apo të ngordhur.

Alerti i nivelit të tretë i dhënë ditën e djeshme, i dyti më i ulët në një sistem me katër nivele, vjen pas 4 raportimeve për murtajë në njerëz nga Mongolia e Brendshme, nëntorin e kaluar.


Mes tyre përfshihen dy raste të murtajës pneumonike, një variant më vdekjeprurës i murtajës, raportojnë mediat.

Murtaja bubonike, e njohur ndryshe edhe si “Vdekja e Zezë”, në Mesjetë, është një sëmundje shumë ngjitëse dhe shumë shpesh fatale që shpërndahet kryesisht nga brejtësit.

Rastet me murtajë nuk janë të pazakonta në Kinë, por “shpërthime” të tilla janë bërë gjjithnjë e më të rralla. Nga viti 2009 deri në vitin 2018, Kina ka raportuar 26 raste dhe 11 vdekje. /abcnews.al/

Shtuar më 06/07/2020, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori