Shkak një shqiptar dhe e dashura rumune, sherri në lakalin e natës përfundon me 8 të plagosur
Një mbrëmje tradicionale rumune përfundoi në sherr me grushte dhe me thika në Lido Tevere në Ponte San Giovanni.

Dy persona u arrestuan për tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë, njëri prej të cilëve shqiptar ndërsa tjetra rumune. Të dy kishin shkuar për të kaluar mbrëmjen në klubin e natës. Aty takojnë ish-partneren e shqiptarit dhe pas kësaj nisi sherri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.30 të natës mes të hënës dhe të martën.

Shqiptari dhe rumuni ishin të armatosur me thika dhe përfundimisht goditën me thikë gjashtë të tjerë për të shuar mosmarrëveshjen: dy shqiptarë, tre rumunë dhe një kosovar. Dy agresorët gjithashtu u plagosën. Në atë kohë nuk kishte asnjë klient tjetër.

Nga të plagosurit, tre janë rëndë, por jo në rrezik për jetën. Dy gratë rumune 21 dhe 30 vjeç dhe një burrë 38 vjeç u plagosën rëndë dhe u transportuan në spitalin Santa Maria della Misericordia. Ata kanë plagë në qafë, shpinë, këmbë, kyçe, duke iu nënshtruar shumë qepjeve.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar cilat ishin arsyet e vërteta të mosmarrëveshjes dhe pse burri dhe gruaja shkuan në atë vend të pajisur me thika.
Shtuar më 15/10/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori