Shkak mesatarja, mbyllet pas 70 vitesh rusishtja
Dega e rusishtes në fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës është mbyllur këtë vit. Asnjë student nuk u regjistrua për të ndjekur studimet në vitin akademik 2019-2020.


“Aktualisht pa asnjë student të regjistruar është dega e gjuhës ruse, e cila fatkeqësisht për këtë vit akademik ka shumë mundësi të mos hapet në vit të parë”, shprehet Alban Foçi, zv.dekan i Gjuhëve të Huaja për TCH.


Sakaq gjuha greke, turke dhe frënge kanë gjithashtu një rënie të ndjeshme në numrin e të regjistruarve. Rreth 300 kuota kanë mbetur të lira në këtë fakultet, për shkak të kriterit të notës mesatare 7.5, tregon zv dekani.

Ai shprehet i pakënaqur me vendosjen e kriterit të notës mesatare. “Mësuesia është një nga drejtimet, por nuk është drejtimi i vetëm, ndaj nuk mund të penalizojë gjuhët e huaja sepse ato duhen edhe për qëllime të tjera, si përkthim, PR, pra jo vetëm për mësuesi”.


Zv.deklani Foçi tha se nga pikëpamja historike është shumë shqetësuese, sepse rusishtja ka qenë një nga gjuhët e para që është dhënë në Shqipëri dhe ka qenë e si bërthama e krijimit të UT-së. Nga pikëpamja ekonomike ndoshta mund të mos ketë interes për momentin, por nuk mund të mbyllësh një degë 70 vjeçare vetëm për shkak se vendoset një kriter skualifikues si nota mesatare.

Shtuar më 18/10/2019, ora 21:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori