SHJQ "Rrezja" viziton Sllovenine
Albeu.com
Në periudhën mes 15 dhe 19 qershorit, 8 ekspertë nga SHJQ “Rrezja” nga Republika e Maqedonisë qëndruan për vizitë studimore në Republikën e Sllovenisë, në bashkëpunim me ...... Fondacionin “Skupaj – Togedher” me koordinatore Barbara Mali në kornizat e projektit “Qendra këshillimore për fëmijë, të rinj dhe prindërit e tyre në IRJ të Maqedonisë”.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite studimore ishte futja e punës këshillimore në institucione të ndryshme të Republikës së Sllovenisë për ekspertët nga SHJQ "Rrezja" në mënyrë që të përmirësojnë mënyrën e tyre të funksionimit dhe të punojnë në vendin e tyre. Gjatë projektit, i cili ekziston rreth dy vjet, ekspertët kanë qenë në shumë seminare dhe trajnime edukative, por të gjitha kanë qenë teorike, kështu që në mënyrë të zgjeruar dhe për të përmirësuar praktikën u organizua kjo lloj vizite studimore, ku ekspertët mund të përballen me problematika të drejtpërdrejta në aspektin praktik, në punën me fëmijët, të rinjtë dhe prindërit

Grupi studimor nga “Rrezja” përbëhej nga M.Sc. Buniamin Memedi (drejtor i projektit, arsimtar special dhe rehabilitator), znj. Ëngjëllushe Limani (psikologe), M.Sc. Olivera Rashikj (arsimtare speciale dhe rehabilitatore), M.Sc. Nergis Ramo Akgun (arsimtare speciale dhe rehabilitatore), Z. Florim Zulfiu (arsimtar i muzikës), Znj. Sanije Musovikj (punëtor social), Znj. Ganimet Zekiri (pedagog), Mrs. Drita Xheladini (pedagog).

Vizita e parë ishte në Qendrën këshillimore për fëmijë e të rinj në qytetin Maribor, qendër që ekziston prej 60 vjetësh dhe ka filluar me punë si projekt shoqëror i miqve për të rinjtë e Mariborit. Qendra këshilimore mbi të gjitha është e financuar nga komuna e Mariborit dhe drejtuesit e saj dhe pjesa tjetër financohet nga projektet në treg. Kjo qendër ka kontakt me Institutin për shkollim në republikën e Sllovenisë, e cila bën një program për t’ju përshtatur specifikave për mësim që kanë fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Ky drejtim specifik i referohet fëmijëve më të rritur se 5 vjet dhe drejtimi bëhet prej ekipit të ekspertëve të përbërë prej 6 psikologëve, 2 arsimtarë special dhe rehabilitues, 2 punëtorë social, 1 pedagog dhe 1 sociolog, por anëtarët më të rëndësishëm të ekipit janë psikologët, edukatorët special dhe reabilitatorët dhe pediatrit. Duke iu referuar procesit të përfshirjes në qendrën këshillimore në Maribor ka 3 komisione të cilat punojnë për përgatitjen dhe sigurimin e Planit Individul Edukativ (PIE) për çdo fëmijë të përfshirë në shkollë të rregullt. Këto komisione përfshirëse bashkëpunojnë me Ministrinë e Arsimit, Fakultetin Pedagogjik dhe qendrën këshillimore të Lubjanës. Ata ndjekin fëmijën gjatë procesit arsimor dhe ndihmojnë në zgjedhjen e profesionit. Për të ndjekur suksesin e fëmijës ekipi i ekspertëve nga qendra këshillimore kryejnë takime me ekip ekspertësh në shkollë dhe prindërit një herë në muaj dhe ekipi në shkollë dhe prindërit kanë takime mes tyre dy herë në muaj. Çdo vit ata ndjekin rreth 250 fëmijë më të mëdhenj se 6 vjeçar dhe të rinjtë drejtohen në qendra shëndetësore. Kuptimi i qendrës këshillimore është të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve më të vështira, që shkolla nuk mund t’i zgjidhë vetë. Çdo vit ata organizojnë takime dhe konsultime me ekipet në shkolla dhe prindërit në mënyrë që t’i informojnë ata për rrugën që ndjekin dhe parimet e punës.
Shtuar më 02/07/2010, ora 15:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori