Shiu ia lë vendin dëborës, nisin reshjet e para në Shqipëri (FOTO LAJM)

Gjatë mbrëmjes së sotme, në qytetin e Korçës kanë rënë reshjet e para të dëborës.

Meteoalb ka raportuar se gjatë orëve të mbrëmjes vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëbore në pjesën lindore dhe veri-lindore të vendit.

Reshjet e dëborës do të përfshijnë Malësinë e Tiranës, Përrenjasin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.

Shtuar më 13/01/2021, ora 19:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori