Shiu dhe erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Fier (VIDEO-FOTO)
Reshje shiu dhe erë e forta ka kaluar disa minuta më parë në zonën e Roskovecit. Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në të mbiella e sidomos në sipërfaqe të mbiella në sera. Dëme jan shkaktuar në serat e afro 15 fermerëve në 5 ha sipërfaqe

Banorët e zonës raportojnë për Alb365 se stuhia ka prishur sipërfaqe të mëdha të mbiella në sera në fermerë të zonës së Suk 1njësia administrative Strum në bashkinë Roskovec. Sipërfaqet kanë qënë të mbiella me prodhime të stinës si domate e kastraveca. Serat janë rrafshuar me tokën nga stuhia, kanë pohuar banorë të zonës. Mbulesat e serave janë zhvendosur disa qindra metra larg serave. Stuhia ka prishur edhe të mbiellat.

Ndër fermerët e dëmtuar janë Sali Malko, Arbër Malko, Asllan Cjapi, Kastriot Malko, Abaz Malko etj Serat kanë qënë të mbiella kryesishtë me kulturën e domates. /albeu.com/
Shiu dhe erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Fier

Shtuar më 02/05/2016, ora 21:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori