Shitja e produkteve ushqimore me ambalazh letre
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon heqjen nga përdorimi të qeseve plastike të cilët shërbejnë për shitjen e produkteve ushqimore. Sipas drejtuesve të këtij autoriteti produktet ushqimore si djathi, mishi, gjalpi, sallamrat dhe disa produkte të tjera ushqimore duhet të tregëtohen me ambalazh letre.

"Gjatë inspektimeve vihet re një zëvendësim në masë i ambalazhit plastik me një letër organike të çertifikuar. Kjo vihet re në disa qytete të vendit, por në Tiranë, ku ka një numër më të madh qytetarësh dhe biznesesh, ndryshimi është më i vogël. Nga ana tjetër, duhet të ketë edhe ndërgjegjësim qytetar për këtë lloj ambalazhi, që duhet të përdoret jo vetëm për bukën, por edhe për tërë produktet ushqimore",- tha Manjola Vraja, inspektore në sektorin e ushqimit pranë AKU në një prononcim për televizionin News 24. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori