Shitja e armëve Armenisë: Shqipëria tërhiqet pas presionit ndërkombëtar
Albeu.com
Ky është premtimi që Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha i ka bërë homologut të tij azerbajxhanas Elmar Mammadyarov pas Notë-Protestës që ky i fundit i dërgoi qeverisë shqiptare disa ditë më parë."Qeveria shqiptare nuk do ta lejojë MEIKO-n t'i shesë armë Armenisë. Kontrata është anuluar dhe armët janë kthyer pas." Ky është premtimi që Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha i ka bërë homologut të tij azerbajxhanas Elmar Mammadyarov pas Notë-Protestës që ky i fundit i dërgoi qeverisë shqiptare disa ditë më parë.

Në këtë mënyrë, Shqipëria ka anuluar kontratën për "furnizimin" me armë të Armenisë, duke u tërhequr pas presionit ndërkombëtar. Agjensia azerbajxhanase e lajmeve APA ka publikuar dje lajmin se Ministri Basha ka telefonuar homologun azerbajxhanas dhe i ka përcjellur vendimin e palës shqiptare. Te njejten gje e ka bere te ditur edhe zyra per shtyp prane ministrit te jashtem.

Azerbajxhani e ka cilësuar këtë si një reagim të menjëhershëm, pas letrës së ministrit të Jashtëm të Bakut për Bashën, disa ditë më parë, ndërsa mësohet se qeveria shqiptare ka qenë para një presioni ndërkombëtar për të bllokuar tregtinë e armëve me Armeninë.
Shtuar më 01/08/2007, ora 11:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori