Shitën bregdetin e Lezhës, zbulohet kush i "spiunoi" lezhjanët
Ditën e djeshme gjykata kërkoi arrestimin dhe ndalimin e 13 personave, zyrtarë të Bashkisë Lezhë por jo vetëm për akuzën e rëndë të tjetërsimit të tokës në bregdet.

Nga ky hetim, u vu në pranga edhe kryebashkiaku i Lezhës, nënkryetari dhe zyrtarë të rëndësishëm.

Por kush e denoncoi veprimtarinë e paligjshme në bregdetin e Lezhës?

Pjetër Prela dhe Gjek Celaj, janë dy personat që denoncuan abuzimet me tokat në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, raporton news 24.

Denoncuesit treguan në korrik dhe shtator të 2017, fakte të pakundërshtueshme, se përmes dokumenteve të falsifikuara, pronarë të tokave në malin e Shëngjinit dhe malin e Rëncit, po bëheshin persona që nuk kishin qenë asnjëherë banorë në këtë zonë. /albeu.com/

Shtuar më 17/03/2018, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori