Shiste kokainë, kapet dy herë brenda muajit shqiptari i rrezikshëm
Një shqiptar është arrestuar dy herë brenda afatit kohor të një muaji për akuzën e trafikut të drogës.

Ai u arrestua nga autoritet në Bastia për shkak të makinave që lëviznin në mënyrë të dyshimtë përreth kësaj zone.

Policia vendosi të vëzhgonte zonën ku shqiptari u kap në flagrancë teksa i shiste kokainë një të riu italian.

Përveç se gjeti lëndën narkotike, policia ushtroi kontroll edhe në automjet si dhe në banesën ku jetonte shqiptari, duke kapur përveç drogës edhe shumën e paguar për blerjen, rreth 1500 euro cash si dhe materiale për paketimin e drogës, siç shkruajnë mediat lokale.

Shqiptari ishte arrestuar edhe pak javë më parë dhe ishte deportuar nga Italia për në Shqipëri nëpërmjet transportit ajror. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori