Shiste kokainë, arrestohet 20-vjeçari në Klos
Një aksion i policisë është zhvilluar në Klos Mat ku është arrestuar një 20-vjeçar.

Kjo për shkak se të riut me iniciale L.B., i është gjetur 23 gr lëndë narkotike kokainë.

"Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit L. B, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar kokainë, i cili do ta shiste në doza"- njofton policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë

Klos, Mat

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MUZGU”

Sekuestrohet rreth 23 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë, arrestohet në flagrancë nga policia 20-vjeçari

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Dibër

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike si dhe bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Klos, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Muzgu”

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi :

L. B, 20 vjeç, banues në Bulqizë

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit L. B, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar kokainë, i cili do ta shiste në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 22/06/2018, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori